Dyfishohet çmimi i patentës/ Nga muaji mars marrja e lejës së drejtimit do kushtojë 85 mijë lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse çdo kursant deri më tani ka paguar vetëm 45 mijë lekë të reja për një leje drejtimi, nga muaji mars, kjo tarifë do të dyfishohet.

 

Sindikata e Autoshkollave shprehet se një patentë e tipit B, do të kushtojë 85 mijë lekë të reja.

 

Advertisement

Ndërkohë absurditeti qëndron në faktin se kjo rritje nuk ka shtuar asnjë orë teori, por janë vendosur plus vetëm 6 seanca në praktikë brenda 25 ditëshit ku kursantët do të ushtrohen në errësirë, apo në mot të keq.

 

TONIN GJINAJ

 

Advertisement

KREU I SHOQATES SE AUTOSHKOLLAVE

 

Në Shqipëri sot autoshkollat e kanë 40 deri në 45 mijë lekë të reja për përgatitje teoriko-praktike. Unë ju bëj me dije se programi mësimor konsiston në 15 ditë me 36 orë teori dhe ky program mësimor teori në autoshkolla do të kushtojë bashkë me regjistrimin dhe taksat rreth 30 mijë lekë të reja. Ndëra për praktikën, janë 34 seanca praktike të detyrueshme dhe pak a shumë shkon në 500 deri në 550 mijë lekë të vjetra.

 

Advertisement

Pyetjes nëse çmimi i dyfishuar është i përballueshëm për shqiptarët Gjinaj i përgjigjet duke marrë si shembull Italinë.

 

Kur ai e merr lejen e drejtimit në Itali me 6 mijë euro, nuk është absurditet të paguajë 600 apo 700 euro në Shqipëri. Ka program dhe për realizimin e programeve ka kosto minimale teknike.

 

Advertisement

Edhe pse nuk ka argumente të plota për rritjen dyfish të këtij çmimi, Gjinaj shprehet se një nga shkaqet është largimi masiv jashtë Shqipërisë.

 

Autoshkollat janë në vështirësi ekstreme. Ne nuk gjejmë dot një instruktor për të punuar sepse këtë e paguajmë rreth 400 mijë lekë të vjetra. Nuk e gjen vetën, ai më mirë shkon jashtë sesa të punojë në Shqipëri. Duke qënë se jemi në këtë situatë, ne po tentojmë që ta çojmë pagën e instruktorit të praktikës 80 mijë lekshi të reja, apo 1 milionë lekë të vjetra sepse nuk gjejmë njëri që të punojë.

 

Advertisement

Qytetarët krahas tarifës prej 85 mijë lekësh, në fund të kursit do të paguajnë edhe 8 mijë lekë të tjera për marrjen e kartonin, duke e bërë që një leje drejtimi të shkojë në total në 93 mijë lekë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy