
Epidemiologu Artan Simaku ka folur për shifrat e larta të të infektuarve gjatë muajit janar.
Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Simaku theksoi se që nga mesi I muajit dhjetor ka pasur bashkëqarkullim të gripit dhe të variantit omicron e delta.
“Që nga mesi i muajit dhjetor kemi qarkullim intensive edhe të gripit, gjë të cilin nuk e kishim në sezonin e kaluar. Ka bashkëqarkullim të gripit dhe të varianit Omicron e Delta. Prandaj ka edhe rritje të infeksioneve. Ne e kemi theksura që në fillim të muajit dhjetor që në janar do të bëhët Omicron, variant dominues ashtu siç po ndodh”, tha Simaku.
Më tej ai theksoi se bashkëqarkullimi i gripit e përkeqëson situatën.
“Megjithëse gripi ka një temperaturë më të lartë që vazhdon disa ditë më tepër sesa Covid”, tha epidemiologu.