Rusët kërcënojnë: Kemi hakeruar serverat e Kuvendit të Shqipërisë, do të shkatërrojmë infrastrukturën e internetit shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusët kërcënojnë: Kemi hakeruar serverat e Kuvendit të Shqipërisë, do të shkatërrojmë infrastrukturën e internetit shqiptar

Hakera rusë të vetëquajtur “NoName” pretendojnë se kanë sulmuar kibernetikisht Shqipërinë, pas qëndrimit të kësaj të fundit në OKB. Në një grup në Telegram, grupi i hakerave thekson se ka mundur të ndërhyjë në serverat e Kuvendit të Shqipërisë, Portit të Durrësit, në një website të Tiranës, si dhe dy bankave. Bashkangjitur ato kanë një mesazh edhe për serbët, ndërsa shkruajnë se Kosova është Serbi.

 

“Shqipëria është bërë një tjetër vend që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së vendeve të G7 për sigurinë e neonazistëve ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar tashmë Ukrainës 22 transportues të blinduar dhe predha mortajash.

 

Advertisement

Ju kujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën e internetit shqiptare!’, thuhet në mesazh.

 

Ende nuk dihet nëse pretendimi i tyre është i vërtetë, ndërsa Shqipëria vetëm disa muaj më parë ra pre e një sulmi kibernetik nga Irani.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy