
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka deklaron se Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se ajo që po bën Rusia është e paligjshme.
Advertisement
“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB
, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, shkruan Xhaçka.