
Drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së tokës, në Këshillin e Qarkut të Vlorës Bardhyl Gjika dhe Kreshnik Mino, dyshohet se inskenuan vjedhjen e disa ditëve më parë të dy AMTP-ve, të pronave të bregdetit konkretisht të fshatit Dhërmi.
Burime nga policia sqaruar se një AMTP dhe formulari 6 i regjistrimit të një pronë truall ishim falsifikuar në favor të shtetasit Spiro Duni.
Sipas, të dhënave paraprake dyshohet se çështja pronësore e familjes Duni po gjykohet pasi ka pasur pretendime për falsifikime.
Dokumentet origjinale janë kërkuar të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë, dhe për të mos u zbuluar falsifikimi funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre.
Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga ASHK