Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis në Kuçovë, dy të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis në Kuçovë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kuçovës. Sipas njoftimit, në kuadër të operacionit “Kompleks”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal dhe K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit që 41-vjeçari kishte në posedim, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.

Në vijim, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit K. Z., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy