
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” këtë të hënë komentoi përplasjet në kampin opozitar.
Ndërsa shpjegoi idenë e platforms së tij “Po, për Shqipërinë”, si një përpjekje për të afruar qytetarët me politikën, Shehu theksoi se ka ardhur koha që opozitën ta marrë një grup i ri politik.
Për Shehin, nëse nuk arrihet një përmbysje në zgjedhjet e ardhme, atëherë “do të përfundojmë si republikat sovjetike”.
“Më shumë kam parë përplasje mes personave sesa ide. Nuk kam parë ndonjë linjë strategjike se ku do të shkojë opozita shqiptare, cilat janë mënyrat që do të rrëzojnë Edi Ramën. Megjithatë, unë jam më optimist. Shoh një elemement me vlerë në gjithë këtë rrëmujë, kanë bërë me vite një lloj teatri të kotë, pushtetin e ka pasur gjithmonë një njeri brenda PD. Shefat që kanë qenë të vjetër politikisht, unë mendoj që e kanë mbaruar misionin e vetë. Duhet prodhuar një grup i ri politik. Them që duhet të bëhet një hark i madh opozitar që fillon nga e majta e moderuar, e të përfundojë te e djathta tradicionale shqiptare. Duhet një alenacë e madhe me të gjitha forcat progresiste. Nëse nuk bëjmë një përmbysje në zgjedhjet që vijmë do të përfundojmë si republika sovjetike.”