
Një punonjës i OSHEE në Vlorë ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me kolegun e tij.
Konflikti ka ndodhur në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ këtë të enjte .
Punonjësi i plagosur është dërguar në spital ndërsa kolegu i tij është shoqëruar në komisariat nga Poliucia e Vlorës.
Vlorë/Informacion paraprak
AdvertisementPlagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.
Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).
AdvertisementShtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.