Shkarkimi i Erion Veliajt, përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkarkimi i Erion Veliajt, përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese

Pas një seance maratonë të nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të premte, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe për dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

Pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim, data dhe ora e të cilës do të njoftohet në ditët në vijim.

Që prej arrestimit më 10 shkurt, kjo ishte shfaqja e parë publike e Veliajt, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se mandati i tij kushtetues nuk mund të ndërpritet nga askush para përfundimit të afatit, përveç rasteve kur ka shkelje të rënda të Kushtetutës.

Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit tw Bashkisw në Asamblenë Socialiste të 11 shtatorit, nga kryesocialisti Edi Rama i cili lajmëroi nevojën për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

Advertisement

Pas kësaj kërkese të kreut të qeverisë, anëtarësia socialiste në Këshillin Bashkiak kërkoi shkarkimin e Veliajt, e cila mori dhe mbështetjen e opozitës.

Më 25 shtator Këshilli i Ministrave finalizoi shkarkimin e Erion Veliajt. Gjatë mbledhjes së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, Veliaj u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në vijim të procedurave presidenti Begaj nxori dekretin për zgjedhjet më 9 nëntor, ku pjesë e këtij dekreti ishte edhe Bashkia e Tiranës.

Por, më 9 tetor Kushtetuesja e cila u vu në lëvizje me kërkesë të Veliajt, vendosi që të pezullonte dekretin e Begajt lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.

Advertisement

Ky proces ka pezulluar përkohësisht zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, të planifikuara për 9 nëntor, derisa Gjykata Kushtetuese të japë vendimin përfundimtar mbi ligjshmërinë e shkarkimit të Veliajt.

Në ankimimin e dërguar në Kushtetuese, kryebashkiaku i shkarkuar iu referua nenit 62, i cili thekson se mungesa e tij në detyrë prej më shumë se tri muajsh nuk është për shkaqe që varen prej vullnetit të tij.

“Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore, i interpretuar në pajtim me nenin 115 të Kushtetutës në bazë dhe për zbatim të së cilit ka dalë, e konkretizon këtë standard, përfshirë edhe rastin e mungesës 3-mujore, pa shkaqe objektive. Në rastin tonë, mungesa rrjedh nga një pamundësi objektive (paraburgimi), pra nuk bie në hipotezën e nenit 62, gërma “c”. Duke e trajtuar këtë mungesë objektive, si “shkak shkarkimi”, Këshilli i Ministrave ka aplikuar një kriter të ri, që s’gjendet në asnjë dispozitë juridike.”

Sipas Veliajt, Këshilli i Ministrave nuk ka respektuar ligjin, i cili sqaron dhe rastet e shkarkimit.

Advertisement

“Në mungesë të një autorizimi kushtetues, ligjvënësi nuk mund të shtojë vetë raste të tjera shkarkimi që nuk përfshihen në këtë parashikim dhe që Kushtetuta nuk i ka autorizuar që ligjvënësi ti bëjë. Për më tepër, edhe nëse i referohemi nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vetë se është nxjerrë “në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës”, pra nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet i shkëputur nga neni 115, që është burimi i vetëm kushtetues i kompetencës për shkarkimin e një organi vendor të zgjedhur.”

Veliaj deklaroi se pavarësisht masës së sigurisë, vijimësia e ushtrimit të detyrave u mundësua përmes nënkryetares së bashkisë.

“Në rastin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, mungesa ishte rezultat i një mase sigurie, pra një pamundësi objektive, dhe për më tepër, vijimësia e funksionit u sigurua përmes zbatimit të nenit 64 i të njëjtit ligj, përmes emërimit prej Kryetarit të Bashkisë të nënkryetares së bashkisë që do të ushtronte kompetencat e kryetarit. Pra, në themel nuk kishte asnjë “shkelje të rëndë”, çka e bën aktin jo vetëm të pabazuar në kushtetutë, por edhe të pambështetur materialisht në rrethanat konkrete./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy