Shkëputje të shpeshta energjie në Vlorë, qytetarët ngrenë zërin ndaj OST-së: Nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkëputje të shpeshta energjie në Vlorë, qytetarët ngrenë zërin ndaj OST-së: Nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar

Prej mëngjesit të sotëm, qytetarët e Vlorës raportojnë ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike, me një shpeshtwsi që arrin çdo 30 minuta. Situata ka shkaktuar pakënaqësi të madhe, ndërsa shumë banorë ankohen për djegie të pajisjeve shtëpiake si pasojë e tensionit të luhatshwm në rrjet.

Sipas raportimeve nga qytetarët, ndërprerjet janë shtrirë në disa lagje të qytetit, përfshirë “28 Nëntori”, “Uji i Ftohtë” dhe “Skelë”, duke ndikuar si në bizneset lokale ashtu edhe në jetën e përditshme të banorëve.

Pavarësisht situatës, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për publikun, duke shmangur detyrimin ligjor për të informuar qytetarët mbi punimet apo defektet në rrjet. Kjo mungesë transparence ka shtuar zemërimin e qytetarëve, të cilët kërkojnë që institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.

Ndërkohë, specialistë të energjisë pohojnë se ndërprerje të tilla të vazhdueshme jane si pasoje e remontit , i cili do tw zgjasw Megjithatë, mungesa e komunikimit nga OSTe bën të vështirë për publikun të kuptojë shkakun real të situatës.

Advertisement

Qytetarët kërkojnë një reagim urgjent nga institucionet dhe publikimin e një njoftimi zyrtar mbi shkaqet e ndërprerjeve, si dhe kompensim për dëmet e pajisjeve elektrike të shkaktuara gjatë ditës.

Në mungesë të transparencës, Vlora mbetet nën errësirë – jo vetëm për shkak të mungesës së dritave, por edhe të heshtjes së institucioneve që duhet të garantojnë informimin dhe sigurinë e qytetarëve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy