
Një automjet tip “Hyundai” është djegur totalisht në aksin Fier-Vlorë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se autopmjeti ka shpërthyer në flakë për shkak të një defekti teknik.
Advertisement
Nga djegia ka patur vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrëfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Advertisement
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement