Një banesë është shkrumbuar në Lezhë, në fshatin Kodhel. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Sipas familjarëve, zjarri nisi filimisht në tavanin e banesës e më pas është përhapur me shpejtësi kudo.

Kryefamiljari bën thirrje për ndihmë, pasi familja e tij ka mbetur në qiell të hapur.

“Kam ikur në punë si përditë e lashë familjen shumë mirë, kur ka parë djali flakën iu ka bërë zë motrës e mamit të tij. Unë isha te puna, djali ka hap dyert e ka dalë direkt jashtë. Vetëm muret kanë ngelur, unë kërkoj të më ndihmoni, vetëm po të dal me plasmas, s’ka mbetur asgjë”, tha kryefamiljari./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";