Shkrumbohet banesa në Pllane të Lezhës/ Shkak shkëndja elektrike, lëndohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkrumbohet banesa në Pllane të Lezhës/ Shkak shkëndja elektrike, lëndohet një person

Një banesë në Pllane të Lezhës është përfshirë nga flakët dhe shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike.

 

Si pasojë e zjarrit, është lënduar djali i shtëpisë, i cili ndërhynte për të shuar flakët.

 

Advertisement

Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 në banesën e shtetasit Besim Demaj dhe nga flakët gjithçka është djegur.

 

Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi ndodheshin 5 anëtarët e familjes, të cilët po pushonin pasi një ditë më parë kishin martuar djalin dhe nuk e kanë vënë re zjarrin.

 

Advertisement

Ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, familja Demaj ka dalë menjëherë jashtë, ndërsa djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyjë vetë, por ka marrë plagë djegieje ndërsa po mundohej për të shuar flakët, por pa mundur t’ia dalë.

 

Zjarrfikësit megjithëse kanë mbërritur në kohë e kanë patur të pamundur shuarjen, pasi flakët ishin përhapur me shpejtësi duke përfshirë të gjithë banesën.

 

Advertisement

Shkëndija elektrike dyshohet të jetë bërë shkaktare, kjo pasi në zonë ka në vazhdimsi luhatje dhe ndërprerjë të energjisë elektrike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy