Korçë/ Shkrumbohet gjatë natës automjeti i parkuar, dyshimet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korçë/ Shkrumbohet gjatë natës automjeti i parkuar, dyshimet e para

Një automjeti tip “Volksëagen” është shkrumbuar gjatë natës në Korçë. Policia bën me dije se automjeti ishte i parkuar në lagjen “10 Korriku” gjatë momentit që ka marrë flakë.

 

“Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5,  rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar”, njofton policia.

 

Advertisement

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të jetë pasojë e një shkëndije elektrike. Nga këqyrja e kamerave të zonës përreth nuk është evidentuar ndonjë lëvizje dyshimtë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy