Shkrumbohet automjeti në Korçë/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkrumbohet automjeti në Korçë/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Në orët e para të mëngjesit, një makinë është shkrumbuar në fshatin mborje të Korçës.

Mjeti tip “Benz” i shtetasit Arjel Cenes, ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës. Nga hetimet dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

“Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij. Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy