
Ky është momenti i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e të shtunës në aksin e vjetër që lidh qytetin e Lezhës me Milotin.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shihet mjeti tip “Ford”, që pasi hyn në parakalim, humb kontrollin e del nga rruga. Në pamundësi për të ndaluar, makina përplaset me bordurën anësore e më pas përmbyset disa herë në rrugë.
Advertisement
Tentativë parakalimi kjo që i kushtoi jetën 38-vjeçari, Paulin Gjomarkaj.
Pas aksidentit tragjik, policia vuri në pranga këtë të diel shoferin, Nikoll Gjoni, 27 vjeç.
Advertisement
Në fillim u raportua sikur jetën nga përplasja e fortë e kishte humbur shoferi, por sot policia sqaroi se 38-vjeçari që mbeti viktimë nuk ishte në timon.
Advertisement