
Një shpërthim ka ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Shkodër.
Mësohet se në sallën operative të DVP Shkodër është marë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale).
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.
Advertisement