Mundja shpesh konsiderohet si një sport suksesi tek meshkujt por duket se kohët e fundit po merr një tjetër drejtim . Kjo është Albina Drazhi , 23 vjeçe, e cila çdo ditë stërvitet në palestrën e Parkut Olimpik në Tiranë .
Synimi i saj është i thjeshtë, të jetë më e mirë jo vetëm në Shqipëri por edhe në aktivitete ndërkombëtare.

ALBINA DRAZHI
MUNDESE
”E kam filluar këtë sport shumë rastësisht. Ishte një nga pedagogët e mi të universitetit që pa se unë kisha forcë dhe taktika të mira në mundje dhe pse jo mund të garoja dhe me kampionët e vendit. U stërvita shumë dhe sot jam një ndër ato pak vajza që vazhdon pasionin e saj dhe ëndrrën që një ditë të përballem dhe në arena ndërkombëtare. Shpesh mundja konsiderohet si sporti luftarak , sporti për meshkuj mirëpo që të jesh një mundëse e mirë duhet të kesh një qetësi maksimale brenda trurit tënd dhe vetëm kështu mund ta fitosh ndeshjen”

Albina mori pjesë dhe në kampionatin europian që u mbajt në Maqedoninë e Veriut ndërsa sot është e vetmja vajzë që përfaqëson Shqipërinë në Botërorin në Serbi, krahas 6 mundësve të tjerë kuqezi.

ALBINA DRAZHI
MUNDESE
”Ishte një eksperiencë e bukur në Maqedoni , tani fokusi jonë është në Serbi , tek kampionati botëror. Kemi shume besim pasi jemi stërvitur cdo ditë se bashku me profesorin tim dhe mendoj se do bëjmë një paraqitje të mirë”
Trajneri i saj Altin Bulku thotë se pritshmëritë e tij në kampionatin botëror janë në të mëdha dhe se kuqezinjtë janë të vendosur për medalje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALTIN BULKU
TRAJNERI I MUNDJES SE TIRANES
Albinën e kemi përkrahur gjithmonë . Është një vajzë e disiplinuar dhe pasionante për ta çuar misionin e saj deri në fund. Kam besim se cdo gjë do shkojë mirë”

Kampionati botëror i mundjes do të startojnë në 1 nëntor dhe do të zgjasë për 7 ditë në Serbi.