Nis kampionati kombëtar i mundjes/ Sportistët shpalosin objektivat për Botërorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis kampionati kombëtar i mundjes/ Sportistët shpalosin objektivat për Botërorin

Pas 2 vjetësh probleme si pasojë e Covid-19, Kampionati Kombëtar i Mundjes ndezi motorët mëngjesin e kësaj të shtune në pallatin e sportit “Feti Borova”.

Sportistët nga qytete të ndryshme si Tirana, Korabi, Kukësi, Vllaznia apo Teuta u përballën me tapet për të caktuar me të mirët e vendit qe do të marrin pjesë dhe në kampionatet ndërkombëtarë, siç është ai i botërorit në Serbi, që do të zhvillohet në muajin nëntor .

Dy nga sportistët e Tiranës, kampion absolut në Shqipëri, si Paris Karepi apo Bajram Sina u shprehen se synimet për medalje janë maksimale.

 

Advertisement

BAJRAM SINA :

Këto aktivitete janë shumë të rëndëisishmë për ne, për arsye sene shohim formën tonë dhe na përgatitet dhe për evente ndërkombëtare. Isha pjesëmarrës në europianin e zhvilluar në Maqedoni në muajin maj. Per fat të keq gara nuk shkoi ashtu sic unë prisja. por këtë herë jemi dhe më në formë për të fituar dhe për të dhënë gjithcka në tapet.

 

PARIS KAREPI:

Advertisement

Forma ime është e mirë . Jam kampion prej shumë vitesh në Shqipëri dhe disa herë ballkani e për këtë arsye kërkoj  gjithmonë maksimumin tek vetja. Jemi stërvit fort, ndonjëherë dhe me dy seanca stërvitje në ditë për të qënë 100% në boterorin e Serbisë .

 

Edhe presidenti i federatës Sahit Prizreni u shpreh se mundja ka nxjerrë gjithmonë kampion dhe se është gati për sukseset ndërkombëtare.

 

Advertisement

SAHIT PRIZRENI – PRESIDENT I FEDERATES SE MUNDJES

 

” Kampionati kombëtar është një nga aktivitetet më të rëndëishme në vend . Mundja meriton më shumë vëmendje, më shumë mbështetje. Ne sot kemi Tiranën që sikur na e ngjall pak sportin tonë. Kjo shpjegon dhe numrin e madh të sportistëve që do të marrin pjesë në aktivitet . Presim në muajin nëntor që mundësit tanë të bëjnë një paraqitje sa më dinjtoze për ta ngritur lart flamurin kuqezi. ”

 

Advertisement

Skuadra e mundjes kuqezi do të përfaqësohet nga 7 sportistë në botërorin që do të mbahet në javën e parë të muajit nëntor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy