“Me fat që erdha në Tiranë”/ Veliaj me sportistët që përgatiten të përfaqësojnë Shipërinë në Tokio

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Me fat që erdha në Tiranë”/ Veliaj me sportistët që përgatiten të përfaqësojnë Shipërinë në Tokio

Nga Parku i Liqenit, aty ku tashmë sportistët elitarë kanë dhe pistat e tyre të stërvitjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj dhe futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, zhvilluan një takim me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.

 

Smajljaj ka rrëfyer se për rrugën e tij drejt suksesit është frymëzuar por dhe mbështetur shumë nga familja e tij të cilës i dedikon edhe titullin kampion europe në vitin 2017.

 

Advertisement

“Unë kam lindur në Shkodër, në një familje sportistësh. Babanë e kam pasur volejbollist po ashtu edhe xhaxhanë. Filloi edhe motra të merrej për një periudhë kohe, por e la. Më pas më futi babai në sportin e atletikës, ishte ai që më shtyu. Sportin e kam filluar në moshën 9-vjeçare e si cdo fëmijë kisha qejf të vrapoja, të ecja. Gradualisht duke bërë stërvitje, fillova të merrja pjesë në garat kombetare, ku fillova të spikat në garat e kërcimeve. Çdo kërcim që bëja ishte emocion i papaërshkueshëm dhe sa më shumë argëtohesha aq më shumë kisha motivim të ecja përpara. Duke parë lumturinë e familjes simë, kisha një motivim për më shumë e kështu arrita duke fituar gara e duke thyer rekorde deri kur erdhi viti i artë në 2017 ku dola Kampion i Europës,” tha Smajljaj.

 

Ai shtoi se në Tiranë ka gjetur gjithcka i duhej për tu stërvitur dhe për të ecur përpara.

 

Advertisement

“Kam pasur shumë sakfrifica, por që nga ardhja ime në Tiranë dhe pas Europianit, unë në Tiranë kam gjetur një dritare të hapur, kam pasur mbështjen e kryetarit dhe të falenderoj për gjithçka ke bërë deri më sot. Që nga ardhja në Tiranë jam shumë i kënaqur me kushtet. Tirana i plotëson të gjitha kushtet për mua, sidomos me pistën e re që është bërë këtu. Shpresoj të kemi dhe një pistë tjetër me 6 korsi. Kryetari na ka dhënë fjalën që do ta bëjmë dhe shpresoj ta bëjnë sa më shpejt.Tirana është e mbushur me aktivitete sportive kështu që jam me fat që kam ardhur në Tiranë”, deklaoroi më tej sportisti.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në sport ashtu si në jetë, duhet të përgatitesh shumë për të arritur rezultatin, por për të tha ai, duhet të jesh i fokusuar.

“Ndonjëherë sheh një njeri që e ka performancën vetëm disa sekonda, nga nisja deri tek kërcimi dhe ti thua, “sa gjë e lehtë, 4 sekonda për të ngritur flamurin tonë dhe një medalje”. Qartazi pas 4 sekondave janë vite të tëra, orë të tëra, mund i jashtëzakonshëm, një familje e tërë, një qytet i tërë, një skuadër e tërë që mbështet një njeri për ato 4 sekonda. Po të shihni edhe në jetën tonë, pavarësisht nëse jemi ose jo sportistë, në çdo gjë që bëjmë ekziston një tribunë spektatorësh që thonë, “pse kështu bëhet?” Dhe pyetja është: Jeni të përgatitur mjaftueshëm që të rrini të fokusuar te gjëja që doni të bëni, apo do lejoni cilindo që ju vë stërkëmbësh, që ju përgojon, që ju dekurajon, që ka një arsye ose xhelozie, ose inati mundohet që të bllokojë suksesin tuaj? Unë besoj që mësimet që na vijnë sidomos nga sportistët është: Fokus, fokus, fokus. Edhe nuk ka rëndësi nëse do jenë Lojërat Olimpike të Tokios, apo nëse do jetë karriera juaj, apo nëse do filloni një biznes, apo nëse jeni pjesë e një skuadre, ose një ambicieje, pyetja është: Kush ka durimin, apo përqendrimin që të shkojë deri në fund dhe kush është gati të punojë ndoshta edhe 40 vjet, për 4 sekonda sukses?”, u shpreh Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy