Objektivat e notarit kuqezi/ Kledi Kadiu rrëfen përgatitjet për Olimpiadën e Tokios

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Objektivat e notarit kuqezi/ Kledi Kadiu rrëfen përgatitjet për Olimpiadën e Tokios

Notari Kledi Kadiu është një nga sportistët e skuadrës kuqezi që do të udhëtojë në Tokio për Lojërat Olimpike. Djaloshi me origjinë nga Durrësi prej disa muajsh po stërvitet në Shtetet e Bashkuara për të dhënë 100% në garat e Olimpiadës. Në një interviste me “Skype” për “Vizion Plus”, ai thotë se çdo gjë po shkon mirë ndërsa thekson se është gati për çdo betejë.

 

KLEDI KADIU-NOTAR

”Po stërvitem cdo ditë këtu në Amerikë. Forma është e mirë, mendoj se jam gati për Tokio. Sigurisht gjithmonë ka vend për përmirësim pasi une nuk kënaqem asnjëherë me veten. Duke qenë se turneu po afron dhe seancat e mia stërvitore janë rritur. Do të jap maksimumin tim!”

Advertisement

 

Notari i Teutës pret shumë nga kjo Olimpiadë ndërsa tregon dhe momentin kur mori ftestën.

 

KLEDI KADIU- NOTAR

Advertisement

”Sigurisht për një sportist që merr pjese në Tokio 2020, është një kënqësi e papërshkrushme. Dhe kur mora ftesën atë ditë, e kuptova që ishte e gjitha një konkretizim i të gjithë asaj cfarë unë kamë dhënë në Europë dhe jo vetëm.”

 

 

Përvec Kadiut, skuadra  kuqezi do të përfaqësohet dhe me një tjetër notare si Nikol Merizaj e cila prej vitesh stërvitet ne Selanik, ku po korr suksese të njëpasnjëshme në Europë dhe jo vetëm.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy