Të stërvitesh në artet marciale/ Renaldo Bizhga tregon objektivat për përfaqësimin e ngjyrave kuqezi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të stërvitesh në artet marciale/ Renaldo Bizhga tregon objektivat për përfaqësimin e ngjyrave kuqezi

Artet marciale po kthehen në një trend tani më për shumë të rinj. Ky është Renaldo Bizhga, sportisti që prej një viti stërvitet për të qënë më i miri në artet marciale. Çdo ditë atë e gjen ne një nga palestrat e kryeqytetit me besimin dhe vullnetin për të fituar gjithçka.

 

RENDALDO BIZHGA

SPORTIST I MMA-s

Advertisement

 ‘’Ka rreth një vit që e kam nisur stërvitjen në MMA. Ndërsa që 7 vjec jam stërvitur në boks. Profesori im i parë dhe i vetmi është Arjan Rizaj. Kam besim se do arrij majat. Bizgha thotë për Vizion Plus se nuk mendon të dorëzohet asnjëherë ndërsa premton se do të çojë edhe më lart ngjyrat kuqezi në këtë sport. Nuk kam menduar ta lë si sport asnjëherë. Dua të fitojë gjithcka dhe nuk mendoj të largohem në një vend tjeter. Dua të fitoj gjithcka këtu dhe jo të largohem jashtë vendit.”

 

Presidenti  i Federatës së Arteve Marciale Arian Rizaj, njëkohësisht dhe zv.presidenti i Federatës  Ballkanike të MMA tregon avantazhet që ka ky sport për të gjitha grupmoshat.

 

Advertisement

ARJAN RIZAJ

PRESIDENT I MMA-s

“Artet marciale kanë një arritje të jashtëzakoshme në këto vitet e fundit. Pandemia ka ndikuar jo pak dhe tek ne por kemi arritur ta marrim veten . Pritshmëritë e mia në të ardhmen janë shumë të mëdha . Sigurisht mbëshetje duhet akoma dhe më shumë.”  

 

Advertisement

Kampionati i parë kombëtar në MMA u zhvillua në nëntor të vitit 2014 ndërsa në botërorin e vitit 2017, sportistet shqiptar përfaqësuan ngjyrat kuqezi duke fituar dy medalje bronzi.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy