Shqipëria me 9 sportistë në Olimpiadën e Tokios/ Ja lista e ekipit kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria me 9 sportistë në Olimpiadën e Tokios/ Ja lista e ekipit kombëtar

Tashmë është zyrtare ,  Kombëtarja kuqezi do të përfaqësohet nga 9 sportistë në Olimpiadën “Tokio 2020”. Komiteti olimpik  publikoi edhe emrat ku vetëm 3 ngatë cilët janë të kualifikuar me normë.

 

Atletja Luiza Gega  dhe 2 peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj kanë arritur pikët e nevojshme për tu kualifikuar direkt në Lojrat Olimpike ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është me ftesë.

 

Advertisement

Kështu gjimnasti Matvei Petrov falë perfomancës së tij të shkëlqyer në kampionate europian dhe jo vetëm ka marrë një ftesë për të qënë pjesë e këtij evenemineti.  Gjimnasti me origjinë ruse por me nënshtestsi shqiptare ka arritur një sukses historik për Shqipërinë.

 

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për shkodranin Izmir Smajlaj që mori ftesën zyrtare në atletike vetëm pak ditë më parë .

 

Advertisement

Ndërkaq në not ngjyrat kuqezi do te përfaqësohen me dy sportistë Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu, në qitje Manuela Delialaj dhe së fundmi edhe Federata Botërore e Xhudos dha ftesën e saj për sportistin Indrit Cullahj . Lojrat Olimpike Tokio 2020 startojnë në 21 korrik dhe përfundojnë në 8 gusht .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy