minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
“Solidaritet kombëtar”! Parlamenti grek miraton me shumicë votash zgjerimin me 12 milje detare në Jon - Struga.info


“Solidaritet kombëtar”! Parlamenti grek miraton me shumicë votash zgjerimin me 12 milje detare në Jon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Solidaritet kombëtar”! Parlamenti grek miraton me shumicë votash zgjerimin me 12 milje detare në Jon

Parlamenti grek me shumicë votash ka miratuar projekt-ligjin për zgjerim me 12 milje në detin Jon.

284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Me votën e 284 deputetëve, ligji jep dritën jeshile për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë dhe zona të tjera “në kohë dhe në kushte”, siç tha kryeministri, “që qeveria zgjedh

Pikërisht zgjerimi i ujërave detare në Jon bashkoi dy partitë më me peshë në Greqi, Demokracinë e Re që përbën mazhorancën dhe Syriza e opozitës drejtuar nga Tsipras.

Advertisement

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare.

Votën pro ligjit e dhanë edhe pesë parti opozitare duke dërguar, sipas vëzhguesve politikë, një mesazh të solidaritetit kombëtar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy