
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masat e sigurisë për 7 përsonat e arrestuar të enjten në kuader të operacionit “Bushneshi”, pasi kishin kthyer bodrimin e një banese në “shtëpi bari” për kultivim të bimeve narkotike.
Gjykata e cilësoi të ligjshem ndalimin e tyre dhe vendosi masen e sigurisë arrest në burg për shtetasit Taulant Baroka dhe Gimi Hida për vepren penale “Kultivimi i bimeve narkotike” “prodhimi dhe shitja e narkotikeve” si dhe “vjedhja e energjise”.
Advertisement
Ndërsa për 4 punonjësit e OSHEE, Xhemal Danieli, Xhevalin Kaca, Bib Gjergji dhe Alfred Fufi u vendos masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore.