Shumë turistë në Porto Palermo/ Të huajt vizitojnë kalanë e Ali Pashës, vlerësojnë edhe natyrën  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shumë turistë në Porto Palermo/ Të huajt vizitojnë kalanë e Ali Pashës, vlerësojnë edhe natyrën  

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo të Himarës është një nga më të klikuarat në internet dhe një nga pikat më të vizituara në jugun e Shqipërisë.

 

Janë të shumtë ata turistë që pushojnë në jugun tonë, por nuk lënë pa vizituar atraksionet historike dhe kjo kala është një prej tyre.

 

Advertisement

Vetëm këto ditë të fundit të shtatorit numri i vizitorëve arriti në 853. Bëhet fjalë për turistë nga gjermani, Italia dhe Anglia

 

Jam student nga Gjermania,Mynihu. Jam shumë i interesuar për historinë dhe është mirë kur atë e prek nga afër. Është bukur të imagjinosh i  kuriozuar  si ka qenë e kaluara shqiptare dhe si kanë jetuar njerëz këtu.

 

Advertisement

Vij nga Gjermania,zona e Bavarisë. Është hera e parë në  Shqipëri.  Më pëlqen  shumë ky vend. Kështjella shumë interesante dhe brendësia e saj plot me histori. Vizita në këtë kala  është impresionuese.

 

 

Kjo  kështjellë është kaq e mirëmbajtur. Është një eksperiencë e bukur dhe që të bën të kuptosh sesi njerëzit jetojnë këtu. Shumë interesante

Advertisement

 

 

Vij nga Anglia dhe po më pëlqen shumë . Kjo ndërtesë historike të impresionon dhe për më tepër është një vendndodhje perfekte.

 

Advertisement

 

Vij nga Italia dhe është hera e parë  që vij  në Shqipëri. Sapo vizitova kështjellën dhe i bëra një foto historikut  me qëllim që  informohem  me historinë që  kjo kështjelle ka. Shqipëria një  vend i bukur .Dikur  kishim dëgjuar që është një  vend i izoluar por sot ky vend është rritur  kaq shumë. Më ka impresionuar shumë Shqipëria.

 

Si një asnjë vit tjetër muaji shtator  vijon të shënojë numra të lartë vizitorësh në të gjithë vendin, një dëshmi e zgjatjes së sezonit turistik.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy