Siguronin kanabis dhe e “sistemonin” me doza në shtëpi për ta shitur, arrestohet 21-vjeçari në Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Siguronin kanabis dhe e “sistemonin” me doza në shtëpi për ta shitur, arrestohet 21-vjeçari në Berat

Një 21-vjeçar me iniciale A.K është arrestuar nga policia në Berat.

I riu, siguronte kanabis dhe më pas e ndante në doza në banesën e tij dhe ja jepte shokut të tij 20 vjeç për ta shitur.

Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, lënda narkotike e gjetur në banesën e shtetasit A. K. dhe në automjetin që drejtonte shtetasi K. K., si dhe celularët e këtyre shtetasve, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Advertisement

Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Porcione”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se i arrestuari siguronte sasi Cannabisi, të cilën e ndante në doza, në banesën e tij në lagjen “30-Vjetori”, dhe më pas ia jepte 20-vjeçarit, për ta shpërndarë me automjet.

Lënda narkotike e gjetur në banesën e shtetasit A. K. dhe në automjetin që drejtonte shtetasi K. K., si dhe celularët e këtyre shtetasve, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy