
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Greqi. Kreu i qeverisë shprehet i keqardhur për situatën e vështirë që shteti fqinj po kalon dhe e konsideron popullin helenas si të guximshëm.
Rama shkruan se solidarizohet me të gjithë ata që luftojnë kundër të tilla fenomeneve dhe shkatërrimeve.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkruan ai.
Prej katër ditësh, Greqia po përballet sërish me një tjetër valë zjarresh. Autoritetet vendase deri në këto momente raportojnë për 20 viktima si pasojë e flakëve që kanë përfshirë rajonin qëndror dhe verilindor në kufi me Turqinë.
It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration
pic.twitter.com/nr5sMwnBzU
— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023