
Disa qytetarë kanë pretenduar se po privohen për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet për kreun e ri të Himarës.
Kjo pasi janë shfaqur të votojnë me mjet identifikimi të skaduar, duke pretenduar se koha që nga shpallja e datës së zgjedhjeve e deri sot nuk ka qenë e mjaftueshme për një rinovim.
Por lidhur me këtë problematikë, qytetarët janë lajmëruar më herët nga se ish-Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili ka bërë thirrje dhe informuar qytetarët për t’i paraprirë kësaj situate.
Në një komunikim publik me datë 22 Korrik 2024 si Ministër i Brendshëm, nga zyrat e Identitek, Balla i ka bërë thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë për pajisjen e kartat e identitetit.
Po ashtu, ai ka urdhëruar dhe mbajtjen hapur edhe në ditët e pushimit, të shtunë e të dielë dhe po ashtu koha e prodhimit të kartës së re të realizohej brenda 48 orësh. Edhe nëse aplikoje të enjten më 1 Gusht mund ta merrje kartë e re të shtunën me 3 Gusht./vizionplus.tv