
Një pjesë e vijës bregdetare e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin është mbuluar me pula të ngordhura.
Nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë apo janë sjellë nga dallgët e detit, ndikuar nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Kjo situatë e paprecedentë vjen në një kohë kur gripi i shpendëve ka prekur vendin tonë dhe deri më tani janë regjistruar mijëra pula të ngordhura.
Nga autoritetet në Lezhë nuk ka asnjë reagim zyrtarë për gjendjen e krijuar.
Advertisement