
Një 43-vjeçar u procedua penalisht nga policia e durrësit pasi hodhi në det mbetje betoni.
Gjon Ndoji nga fshati Katund i Ri u vu nën akuzë për veprën penale “ndotja e ujërave”.
Advertisement
Ai u identifikua nga policia pasi qytetarët e filmuan në lagjen 13 të qytetit bregdetar teksa kaloi me një mjet të tonazhit të rëndë dhe më pas shkarkoi mbetje në det.
43-vjeçari kishte furnizuar fillimisht me beton firmën që po kryen punimet në shëtitoren e re të plazhit e më pas mbetjet i hodhi ne det.
Advertisement