Soni Malaj në Eurovision? Flet për herë të parë këngëtarja: Kush shkon në Eurovision…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Soni Malaj në Eurovision? Flet për herë të parë këngëtarja: Kush shkon në Eurovision…

Zhurma që ka krijuar përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion nga këngëtarja Ronela Hajati ka shtyrë shumë artistë që të shprehen për këtë temë ku mes të gjithash ka folur dhe këngëtarja Soni Malaj e cila shpeshherë është diskutuar se do të ishte një përfaqësim I mirë dhe dinjitoz në skenën e Eurovizion. Ajo tregoi se e ka mbështetur Ronelën që në momentin që fitoi.

 

“Unë Ronelën e kam përgëzuar që në momentin që u përzgjodh fituese por gjithashtu më pëlqeu performanca se është më shumë afër zemrës time. Si Ronelën dhe Albanin I kam shumë përzemër po ashtu edhe këngëtarët e tjerë që ishin pjesë.”

 

Advertisement

Ndër të tjera e komentuar shumë për fizikun e saj Soni Malaj foli dhe për ndërhyrjet kirugjikale duke thene se është kundra tyre. Ajo u ndal te tregoi për vajzën e saj Ana e cila nuk ka asnjë rrjet social

 

“Imazhi ka të bëjë shumë dhe ndikon në botën sot, por ajo cfarë vë re une jane adoleshendetët që nuk duhet të bejnë shumë ndërhyrje ose dhe nuk duhet të kenë rrjete sociale deri në moshen tetëmbëdhjetë vjecare. Vajza ime 10 vjece nuk ka rrjete sociale dhe as nuk del në asnjë rrjet social.”

 

Advertisement

Ajo për herë të pare rrefeu se ka marr pjesë në kompeticione bukurie që në adoleshencë ku ka fituar “Miss Klasa”.

 

“Kam qenë natyrë shumë djaloshare dhe ajo fitore mua më dha nje vetëbesim dhe nga ai moment fillova të kërkoja më tepër nga vetja”.

 

Advertisement

Soni Malaj do të jetë bashkë moderatore me Teni Vllaçaj në Miss Universe Albania & Kosovo 2022 dhe për këtë pjesë ajo na rrëfeu dhe emocionet dhe parapërgatitjet, si dhe ndau surprizat e natës finale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy