
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së dielës me një thirrje drejtuar qytetarëve të pesë bashkive ku sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u kërkon banorëve të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës që të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama në postimin e tij.
Procesi i votimit në këto bashki pritet të zgjasë deri në orën 19:00, ndërsa më pas do të nisë numërimi i votave.
Advertisement