SPAK jep pretencën, kërkon tre vite burg për ish-deputetin socialist! Tre vite edhe për Altin Hajrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor, përkrahje e autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.

SPAK kërkon dënimin me 3 vite burg për Çyrbjan dhe në rast pranimi nga GJKKO ish-deputeti do të vuajë 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Të njëjtin dënim SPAK e ka kërkuar edhe për të pandehurin tjetër në këtë dosje, Altin Hajri,  i cili akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje sekreti shtetëror. Nëse kërkesa pranohet, Hajri, i cili është në kërkim, do të dënohet me 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për Ahmet Mashën, SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 1 vit e 8 muaj.

Advertisement

Masha akuzohet për tregim i sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit.

Akuzat 

Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-ligjvënësin socialist për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.

Konkretisht bëhet fjalë për dekonspirimin e aksioneve policore, nxjerrjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin.

Advertisement

Ish-deputeti i PS besohet se ka punuar për grupe kriminale që operonin ndër vite në zonën e Durrësit dhe të Shijakut, grupe të përfshira në trafikun e drogës, vrasje si dhe krime të tjera të rënda.

Referuar dosjes hetimore të SPAK, theksohet se Çyrbja kishte miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte për problemet me drejtësinë në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.

Altin Hajri ndërkohë vijon që të jetë në kërkim, në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i cili dyshohet se u dhunua për vdekje në Kompleksin Golden në Shijak, kompleks në pronësi të Hajrit.

Jan Prenga u mor peng në Kamëz për shkak të përplasjeve të vëllait të tij për trafikun e drogës.

Advertisement

Urdhri për Prengën dyshohet se u dha nga Dritan Rexhepi, i cili në atë kohë ndodhej në Ekuador./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy