SPAK kërkon ndihmën e Facebook/ “Identifikoni vendndodhjen e Arben Ahmetajt”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK kërkon ndihmën e Facebook/ “Identifikoni vendndodhjen e Arben Ahmetajt”

Shpresa e Prokurorisë së Posaçme për të gjetur se ku fshihet Arben Ahmetaj tashmë është Facebook-u.

 

Përmes një kërkese, SPAK i ka kërkuar gjigantit të rrjeteve sociale Facebook që të lokalizojë vendndodhjen e ish-numrit dy të qeverisë i cili prej disa kohësh është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Advertisement

Sipas burimeve, mësohet se organi i akuzës i ka dërguar disa pyetje kompanisë ‘META’ që administron edhe rrjetin social për të gjurmuar se ku logohet adresa e llogarisë së Ahmetajt.

 

Në rrjetin e tij social, Ahmetaj ka reaguar disa herë duke hedhur poshtë akuzat e SPAK në lidhje me hetimet mbi dosjet e inceneratorëve dhe skandaleve të tjera korruptive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy