
Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi këtë të enjte një sërë masash të lehtësuara, të vëna më herët për të përballuar përhapjen e virusit. Tifozët do të kenë mundësi të shijojnë kampionate sportive, nga 1 korriku, por me kapacitet të reduktuar.
Po ashtu, do të rikthehen shfaqjet teatrale dhe aktivitetet e tjera kulturore, me vetëm 30% prezencë të lejuar në salla. Në mesin e korrikut pritet të bëhet një tjetër shtyrje e orës policore, duke iu dhënë liri-dalje qytetarëve deri në mesnatë.
Advertisement
Të gjitha masat:
Nga 1 qershori:
Advertisement
- Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kane bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
- Ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 qershori:
Advertisement
- Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.
Nga 1 korriku:
- Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Advertisement
- Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
- Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.