Sulmi me 9 viktima në Serbi/ Rama ngushëllon familjarët: Njerëzimi është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi me 9 viktima në Serbi/ Rama ngushëllon familjarët: Njerëzimi është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë të shënuar këtë të mërkurë në një shkollë 9-vjeçare në Serbi.

 

Rama është solidarizuar me familjet e viktimave të fëmijëve të vrarë nga sulmi si dhe me popullin serb.

 

Advertisement

Ai shton se të tilla momente të bëjnë të kuptosh se njerëzimi është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët.

 

“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike.

 

Advertisement

Këto janë momentet në jetë kur ne të gjithë e kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija. U prehshin në paqe ata që u ndanë nga jeta”, tha Rama.

 

Ndërkohë, Serbia ka shpallur tri ditë zi kombëtare, duke filluar nga e premtja 5 maj deri më 7 maj, pas ngjarjes së rëndë në një shkollë 9-vjeçare, ku një 14-vjeçar qëlloi për vdekje 9 persona.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy