Tabaku takime me krerët e Kosovës/ Në fokus integrimi i Kosovës në KiE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku takime me krerët e Kosovës/ Në fokus integrimi i Kosovës në KiE

Kryetarja e Komisionit te Integrimit Jorida Tabaku dhe deputetet Flutura Açka e Kreshnik Çollaku diskutuan me kreret e shtetit te Kosoves bashkepunimin e mes Tiranes dhe Prishtines zyrtare.

 

 

Takimi me kryeministrin e Kosovës z. Kurti u fokusua në çështjen e procesit të integrimit të Kosovës, bashkërendimit të politikave të komisioneve të integrimit në lidhje me përfshirjen e Kosovës në organizatat multlaterale si COSAC, Këshilli Europës.

Advertisement

 

 

U theksua rëndësia e pranisë së BE dhe SHBA në rajonin tonë ndërkohë që znj Tabaku u shpreh se eshte e rendesishme që elita politike në Kosovë të marrë nje vendim për procesin e dialogut Prishtine Beograd duke ruajtur sovranitetin, kushtetueshmerine dhe duke pasur parasysh rendesine jetike per ti dhene nje zgjidhje perfundimtare.

 

Advertisement

 

Me znj Osmani diskutuan rëndësinë e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sikundër dhe thellimin dhe forcimin real të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Jetike që qeveria shqiptare të jetë e gatshme të zgjerojë edhe më shumë politikat bashkëpunuese dhe gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe jo vetëm. Kosova duhet te shfrytezoje momentin historik kur syte e te gjithe botes jane ndaj Serbise per mungesen e ravijezimit te politikave te jashtme te sanksioneve ndaj Rusise dhe duhet te marre maksimumin ne procesin e dialogit.

 

 

Advertisement

-Tabaku zhvilloi dhe nje aktivitet në Prekaz ku takoi kryetarin e Komunës dhe njëkohësisht kreu homazhe në varrezat e familjes Jashari duke vizituar dhe muzeun e më tej në kullën e heroit Ilaz.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy