Të pavaksinuarit në Greqi përballen me kufizime të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të pavaksinuarit në Greqi përballen me kufizime të reja

Radhë të gjata janë krijuar jashtë dyqaneve në Athinë pas kufizimeve të reja që qeveria e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis prezantoi për të pavaksinuarit.

Rritja e rasteve me covid-19 ka bërë që autoritet të imponojnë masa të rrepta ku  të gjithë ata persona që nuk janë vaksinuar do të jenë të detyruar të tregojnë një test negativ për të hyrë në kafene dhe restorante.

Si pjesë e masave të reja, të gjithë punëtorët e pavaksinuar në Greqi u kërkohet të paraqesin një test negativ një herë në javë për të shkuar në vendin e tyre të punës.

Edhe të vaksinuarit po ashtu duhet të paraqesin certifikatat e tyre të vaksinimit dhe kjo ka shkaktuar radhë të gjata jashtë dyqaneve në rrugën Ermou të kryeqytetit.

Advertisement

Nuk më pëlqen“, tha një qytetare ndërsa priste në radhë jashtë një dyqani rrobash në qendër të Athinës.

Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se qytetarëve së shpejti do tu dërgohen mesazhe me tekst si pjesë e një fushate të re për të nxitur marrjen e vaksinave. Sipas të dhënave të fundit, në Greqi është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 rreth 60.5%.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy