
Një 20-vjeçar është arrestuar për shitje dhe prodhim narkotikësh në Vlorë.
Shkëlzen Zykaj nga Selenica ishte shpallur në kërkim për operacionin “Tempulli”, ndërsa gjykata ndaj tij kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.
Advertisement
Operacioni që ka filluar që më 14 shtator, çoi pas hekurave mbi 200 shpërndarës droge, të organizuar në 23 grupe kriminale.