Tensione jashtë Kuvendit, demokratët tentojnë të heqin gardhin metalik, përplasen me Gardën (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensione jashtë Kuvendit, demokratët tentojnë të heqin gardhin metalik, përplasen me Gardën (FOTO)

Deputetët demokratë as gjatë kësaj të enjteje nuk kanë hequr dorë nga skenari i kaosit dhe misbindjes civile.

Deputetët demokratë, të cilët janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, kanë tentuar që të hyjnë në ambientet e Kuvendit. Ata janë përplasur fizikisht me Gardën dhe kanë tentuar që të heqin gardhin metalik të vedosur ditën e sotme jashtë derës së Parlamentit.

“Mos mbroni hajdutët. T’ju vij zor! Hapja rrugën se jemi pa përjashtuar”, dëgjohen deputetët e opozitës.

Advertisement

Edhe ligjvënësi Dashnor Sula tentoi të hynte me forcë, por s’u lejua.

Tensione jashtë Kuvendit, demokratët tentojnë të heqin gardhin metalik, përplasen me Gardën (FOTO)

“Shërbejini Edit, shërbejini. Ja, si duket Garda, shteti”, vijojnë ata.

Gazment Bardhi u dëgjua teksa akuzonte qeverinë dhe mazhorancën.

Advertisement

“Ja, kapitulli i parë i negociatave për integrimin”, u shpreh ai.

Noka i bëri thirrje Gardistëve që mos i shërbjnë hajdutëve.

Advertisement

“Mos i shërbeni hajdutëve. Parlamenti i krimit. Ja si do shkojë në BE, ky është kapitulli i parë i integrimit. E keni shndërruar në burg, nuk është qeli burgu Parlamenti! Burgu i sigurisë së lartë, ky është Parlamenti që firmosi kapitujt për integrimin. Është sh ndërruar në burg të sigurisë së lartë!”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy