
Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës, për të cilët Partia Socialiste ka mbledhur firmat dhe ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për përjashtimin e tyre, pas tensioneve të krijuara një ditë më parë në Parlament.
PS kërkon përjashtimin e deputetëve Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Sekretariati i Etikës, u mblodh online ditën e sotme.
Advertisement
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se të përjashtuar nga mbledhja “online” e sekretariatit janë deputetët Saimir Korreshi dhe Bledjon Nallbati, për shkak të trazirave të seancës së kaluar.