Tërhiqet Aleksandër Vuçiç/ Konfirmon se do të marrë pjesë në Samitin e Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërhiqet Aleksandër Vuçiç/ Konfirmon se do të marrë pjesë në Samitin e Tiranës

Pas deklaratës së tij që do të bojkotonte samitin BE-Ballkani Perëndimor duket se presidenti Aleksandër Vuçiç ka ndryshuar qëndrim. Ai ka konfirmuar për mediat serbe se do të marrë pjesë në samit duke theksuar se e ka marr këtë vendim për të mirën e Serbisë.

 

 

Më herët edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç kërkoi që Vuçiç të jetë pjesëmarrës në samitin që mbahet të martën në Tiranë.

Advertisement

 

 

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç. Shpesh herë pyes veten si një person ka nerva, tolerance dhe durim si Aleksander Vucic. Kështu lufton dhe fiton për Serbinë dhe serbët në Kosovë dhe Metohi”

 

Advertisement

 

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, udhëtoi drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç me synimin për ta bindur atë t’i bashkohet udhëheqësve te tjerë të Ballkanit. Pas takimit Vuçiç tha se me Lajçak kishte diskutuar edhe për situatën në Veri të Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy