Terrorizon Kamzën e qëllon në ajër, kërcënon dhe policët/ Arrestohet 38-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrorizon Kamzën e qëllon në ajër, kërcënon dhe policët/ Arrestohet 38-vjeçari

Policia e Kamzës arrestoi një person i cili qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i kërcënuar se do qëllonte në drejtim të tyre.

 

Shërbimet e Policisë janë afruar në banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë.

 

Advertisement

38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të punonjësve të Policisë. Pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

Fehtah Jata, 38 vjeç, banues në rrugën “Moxart”, Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili u kap me armë në dorë, me fishekë në fole gati për qitje.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy