Tiranë/ Zbulohet parcela me kanabis në fshatin Mukje, arrestohet 42 vjeçari, lënda narkotike sekuestrohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tiranë/ Zbulohet parcela me kanabis në fshatin Mukje, arrestohet 42 vjeçari, lënda narkotike sekuestrohet

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient në zonën malore të fshatit Mukje të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.

Organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, një 42-vjeçar është vënë në pranga.

Në kuadër të operacionit “Improvizimi” u arrestua shtetasi J. M., 42 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 59 vjeç, njofton policia.

42-vjeçari dyshohet se kishte improvizuar një ambient në territorin malor të fshatit Mukje, të cilin e kishte përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje, ndërsa shtetasi B. M. dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte kallëzuar.

Advertisement

Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

 

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy