Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, gjykata nxjerr nga qelia 9 ish zyrtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, gjykata nxjerr nga qelia 9 ish zyrtarët

Gjykata e Lezhës ka shqyrtuar masat e sigurisë për 9 personat që akuzohen nga prokuroria për ndërtimet pa leje në tokat e tjetërsuara.

Gjykata ka zbutur disa nga masat dhe lënë në fuqi masat për ish drejtuesit e ASHK dhe IKMT.

Njoftimi i plotë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë nisur nga interesi i medias njofton se pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore verifikimin e masave të sigurisë, caktuar me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025, sot me datë 31.10.2025 me vendimin nr.53- 2025-2791 ka vendosur si më poshtë:

Advertisement
  1. Ndryshimin e masës së vendosur ndaj personit nën hetim P . T nga masa e sigurimit “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal, “Falsifikim i vulave stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal, në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal.
  2. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. T nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  3. Urdhërohet personi nën hetim P . T të qëndrojë në banesën e tij të ndodhur në adresën: fshati Shënkoll, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë e të mos largohet prej saj pa autorizimin e prokurorit të çështjes dhe gjykatës.
  4. Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit G . M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  5. Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit ndaj shtetasit A . Sh i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  6. Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit A . M i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  7. Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim L . B nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit” (parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P) si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.
  8. Personi nën hetim L . B urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:30.
  9. Urdhërohet personi nën hetim L . B të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.
  10. Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim H . Xh nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje

jashte shtetit” parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.

  1. Personi nën hetim H . Xh, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:30.
  2. Urdhërohet personi nën hetim H . Xh të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.
  3. Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit F . GJ i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  4. Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit K . M i dyshuar për kryerjen e veprës

penale“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

  1. Vijueshmërinë e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233, për shtetasin M . N i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  2. Revokimin e masës ndaluese atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” caktuar ndaj personit nën hetim M . N nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025.
  3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Gjyqësore, për zbatimin e këtij vendimi.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

U shpall sot në Lezhë, më datë 31.10.2025.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy