
Policia ka vënë në pranga 4 persona që u kapën duke transportuar emigrant të paligjshëm. Mësohet se të arrestuarit merrnin 600 euro për person, ndërsa po transportonin 7 emigrantë. Këta të fundit janë proceduar penalisht.
Ndërkohë, janë sekuestruar 2 automjete dhe 4 celularë.
Advertisement
Gjithashtu, u shpall në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Ata iu premtonin emigrantëve transportimin e tyre nga Konispoli në drejtim të Shkodrës dhe Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi dhe Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.