
Policia e Durrësit arrestoi tre persona për drogë këtë të diel.
Në pranga u vunë një 32-vjeçar, që u kap me një sasi kokaine në mjetin tip “Volkswagen”; një 31-vjeçar, të cilit në një ambient iu gjet një sasi kanabisi dhe një 39-vjeçar, që gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe një sasi kokaine.
Advertisement
Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale dhe bashkë me të edhe një pushkë sportive e fishekë manovër.