
Policia e Korçës ka referuar materialet në prokurori për dy mjeke, pasi familjarët e një 61-vjeçareje që humbi jetën kanë bërë kallëzim.
Ata pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.
“Nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi: Familjarët e një 61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares”, njofton policia. /vizionplus.tv
Advertisement