Tritol sallonit të makinave në Kuçovë, shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tritol sallonit të makinave në Kuçovë, shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale

Një sasi eksplozivi i është vendosur këtë të martë rreth orës 03:00 të mëngjesit një salloni makinash me qira në qytetin e Kuçovës.

Shpërthimi ka qenë me telekomandë dhe dyshohet për një sasi prej 2 kallëpesh.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që biznesi rezulton në pronësi  të Gëzim Skënderaj, i cili nuk njihet si person me precedentë penal.

Burime të policisë konfirmuan se nga këqyrja e kamerave të sigurisë përreth këtij biznesi, shihet një person me kapuç që hyn nga hekurat e derës brenda biznesit, lë lëndën plasëse në tokë dhe largohet.

Advertisement

Ndërkohë disa minuta më vonë ajo shpërthen.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe Njësia Anti-Tritol e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas policisë po hetohet në disa pista të mundshme, që ende nuk bëhen të ditura.

Pronari i biznesit, Gëzim Skënderaj ka 4 vëllezër. Ai dhe një prej vëllezërve kanë punuar dhe jetuar prej shumë vitesh në Itali dhe disa vite më parë janë kthyer në Kuçovë ku kanë investuar në disa banesa e biznese. Vëllai tjetër është polic bashkiak ndërsa i fundit ka qënë i dënuar në Gjermani dhe tani është i dënuar në Shqipëri për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy